Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Milan bën gati 8 milionë euro, i dalin në “pritë” Juventus dhe Inter (SITUATA)

Shkruar nga NEWSPORT
Milan bën gati 8 milionë euro, i dalin në
Karim Coulibaly

Igli Tare ka piketuar një tjetër mbrojtës për të përforcuar Milanin. Bëhet fjalë për Karim Coulibaly, 18-vjeçarin i cili momentalisht luan me Werder Bremen në Bundesligën gjermane.

Megjithatë, Milani dhe drejtori shqiptar s’do ta kenë aspak të lehtë. Kjo për shkak se në “luftë” për shërbimet e talentit nga Bregu i Fildishtë por që përfaqëson kombëtaren e Gjermanisë, janë edhe Juventusi me Interin.

Ndërkohë që vlera e Coulibaly është 8 milionë euro, një shumë e përballueshme dhe të cilën Tare po e përgatit për ta ofruar. Kontrata e mbrojtësit me Bremen përfundon në qershor të vitit 2029.

Poll

Lexo gjithashtu