Ylli argjentinas, Lionnel Messi di që t’a marrë vëmendjen si në fushë por edhe jashta saj. Rasti fundit lidhet me deklaratën që Messi ka bërë në një intervistë së fundmi, e cila ndikoi drejt për së drejti dhe në tregjet financiare. Në intervistën për “Luzu TV”, ylli argjentinas rrëfeu se herë pas here konsumon verë, por e përzien dhe me një tjrtër pije mjaft të njohur.
"Më pëlqen vera, por nëse jo, kam zakonin tim: verë me Sprite. Godet më shpejt", ka thënë Messi.
Kjo shprehje e thjeshtë ka pasur efekt të menjëhershëm, pasi aksionet e Coca-Cola Company regjistruan një rritje të ndjeshme dhe shtuan miliarda dollarë në vlerën e tyre, duke dëshmuar sërish fuqinë e ndikimit të Messit, që shtrihet shumë më tej se futbolli.
Megjithatë larg nga fusha e futbollit, "pleshti" ka investuar edhe në biznes pasi ai ka gjithashtu "brand"-in e tij të verës, "Lionel Collection", që ofron një gamë të ndryshme shishe verërash në faqen e tij zyrtare.
View this post on Instagram
