Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Meriton një shans”, Murat Yakin për Adrian Bajramin: Na bindi shumë shpejt

Shkruar nga NEWSPORT
“Meriton një shans”, Murat Yakin për Adrian Bajramin: Na
Murat Yakin

Murat Yakin ditën e sotme bëri publike listën e të grumbulluar të Zvicrës për ndeshjet me Slloveninë dhe Suedinë. Duele këto të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Pjesë e kësaj liste ishte edhe Adrian Bajrami, i cili vetëm 1 muaj më parë la Shqipërinë për Zvicrën. Në konferencën për shtyp ditën e sotme, trajneri i Zvicrës ka folur për 23-vjeçarin, teksa shprehet se shumë shpejt stafi i “helvetëve” u bindën nga ai.

“Ai meriton një shans për ta provuar dhe treguar veten në ekipin kombëtar. Sjellja e tij ishte e qartë dhe ne u bindëm shpejt prej tij”, ka deklaruar Yakin.

Poll

Lexo gjithashtu