Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Luis Enrique e pëson rëndë, operohet pasi u rrezua me biçikletë

Shkruar nga NEWSPORT
Luis Enrique e pëson rëndë, operohet pasi u rrezua me
Luis Enrique

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kampin e Paris Saint-Germain. Kryefjala është trajneri Luis Enrique, i cili i është nënshtruar një operacioni në Spanjë pas një aksidenti.

Tekniku i kampionëve të Europës theu klavikulën teksa shëtiste me biçikletë. Shpesh herë është parë që rrëzimet ose përplasjet me biçikletë nuk kanë sjellë pasoja të mëdha, por me Enriquen ka ndodhur e kundërta.

Trajneri spanjoll kaloi me sukses operacionin e kryer në Spanjë. Siç raportojnë mediat franceze, Enrique nuk do të jetë në stol për takimin e së dielës ku PSG do të përballet me Lens. Vendin e tij në stol do ta ketë zëvendës trajneri, Rafel Pol.

Poll

Lexo gjithashtu