Barazimi mes Brest dhe Lens mund të ketë vetëm një "fitues" dhe ai është Paris Saint-Germain. Plot 6 gola të shënuar në stadiumin "Francis-Le Ble", ku të dyja skuadrat dhuruan emocione të forta përgjatë 90 minutave, por duke u mjaftuar vetëm me një pikë, për ndeshjen e javës së 30-të në Ligue 1.
Vendasit morën hov në pjesën e parë duke kryesuar bindshëm me tri gola, por miqtë reaguan në kohë në pjesën e dytë duke kthyer baraspeshën vetëm në minutat e fundit të lojës.
Me këtë rezultat, Brest shkon në kuotën e 38 pikëve në vendin e 11-të, ndërsa Lens mbetet në vendin e dytë me 63 pikë, 3 më pak se Parisi kryesues që ka mundësinë e artë të shkëputet edhe më shumë në sfidën e radhës përballë Angers në transfertë.
Brest 3-3 Lens (Guindo 7', Tousart 25', Dina 42'/ Thauvin 60', Sima 64', Saint Maximin 90'+4)
Goli i Guindo (Brest 1-0 Lens)
Goli i Dina (Brest 3-0 Lens)
Goli i Sima (Best 3-2 Lens)
Goli i Saint Maximin (Brest 3-3 Lens)
