
Edon Zhegrova duke festuar golin
Edon Zhegrova është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Lille, fitoi në shtëpi përballë Rennes. Ndeshja e vlefshme për javën e 12-të të kampionatit francez, përfundoi 1-0.
Ishte pikërisht Edon Zhegrova ai që shënoi golin e vetëm të kësaj sfide, duke i dhënë të tijëve 3 pikë mjaft të vlefshme. Pas një aksioni perfekt nga Lille, i cilësuar si “Messi” i Kosovës, lëshoi të majtën e tij vrastare.
25-vjeçari vazhdon formën e tij spektakolare. Kujtojmë që në 17 ndeshje të zhvilluara deri më tani, Zhegrova ka shënuar plot 8 gola, teksa ka asistuar në 2 të tjerë.
Goli i Edon Zhegrovës
Poll