
Mbrëmjen e djeshme, Paris Saint-Germain transferoi portierin Lucas Chevalier. Kampionët e Europës paguajtën 40 milionë euro tek Lille për shërbimet e portierit të talentuar.
Chevalier ka folur për herë të parë si lojtar i PSG në kanalet e tyre zyrtare. “Kam luajtur me Bradley Barcola dhe Desire Doue tek të rinjtë e Francës. Nuk kemi folur shumë kohët e fundit, pasi ata ishin me pushime dhe nënshkrimi im nuk ishte ende zyrtar, por do t’i takoj së shpejti.
Gjithashtu njoh shumë njerëz në staf, përfshirë ish-lojtarë të Lille dhe kjo do të ma bëjë më të lehtë përshtatjen.
Unë jam një person diskret, hyj nga dera e pasme, por nuk kam dyshime se personaliteti im do të më ndihmojë që gjithçka të shkojë mirë”, u shpreh Chevalier.