
Paul Pogba
Paul Pogba po stërvitet individualisht prej kohësh për t’u rikthyer në fushë në gjendjen më të mirë të mundshme. Ish-mesfushorit të Juventusit i përfundoi pezullimi nga futbolli më 11 mars të këtij viti.
Por tashmë Pogban mund ta shohim sërish në fushë, por në kampionatin francez. Siç raporton “Transfermarkt”, Monaco ka shfaqur interes për të nënshkruar me mesfushorin 32-vjeçar.
Që prej largimit të tij nga akademia e Le Havre në vitin 2009, Pogba mund të rikthehet në kombin e tij pas 16 vitesh. Ndërsa ndeshjen e fundit, mesfushori e luajti më 3 shtator para dy vitesh me Juventusin.
Poll