Vitinha është lidhur ngushtë javët e fundit për një interesim të Real Madrid. Mesfushori i PSG sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle bëhet me dije se ka përjashtuar përfundimisht çdo mundësi për të nënshkruar për Real Madridin gjatë merkatos së verës.
Kështu portugezi ka hedhur poshtë zërat që e kanë lidhur me një transferim në “Santiago Bernabeu”. Lojtari ishte i qatë dhe i drejtpërdrejtë në vendimin e tij, ku shpjegoi se është i lumtur në Paris dhe nuk mendon largimin.
“Do të ishte një gabim të largohesha nga PSG. Ndihem shumë mirë këtu, më pëlqen të jem këtu, edhe familja ime e pëlqen. Nuk mendoj se është gjëja më e mirë që mund të bëj për mua tani: Ndjej se tifozët e PSG më vlerësojnë dhe kam ndjesinë se kam fituar dashurinë e tyre. Kemi një ekip fantastik dhe një trajner të pabesueshëm”, ka theksuar Vitinha.
Ndërkohë vlen të theksohet se 26-vjeçari është pjesë e PSG-së që prej korrikut të 2027, ndërsa ka kontratë të vlefshme me parizienët deri në qershor të vitit 2029.
