
Paul Pogba
Pritja për Paul Pogba do të marrë fund së shpejti, mesfushori francez do të rikthehet të luajë futboll. Pasi pezullimi i tij ka përfunduar që nga marsi, 32-vjeçari do të bëhet me ekip të ri.
Paul Pogba do të veshë fanellën e Monaco në kampionatin francez. Lajmin e ka bërë të ditur eksperti i merkatos Fabrizio Romano. Mesfushori francez do të udhëtojë në Francë në 24 orët e ardhshmë për t’iu nënshtruar testeve mjekësore.
Ish-lojtari i Juventusit së shpejti pritet të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin e Monacos. Gjatë periudhës së pezullimit të tij, Paul Pogba vijoi stërvitjen e tij normalisht në mënyrë individuale.
View this post on Instagram
Poll