Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

Ousmane Dembele nuk njeh limite: Rituali, futem në fushë për të shënuar 3 gola në ndeshje

Shkruar nga NEWSPORT
Ousmane Dembele nuk njeh limite: Rituali, futem në fushë për
Ousmane Dembele

Ousmane Dembele padyshim po kalon sezonin më të mirë të karrierës së tij. I ripozicionuar nga Luis Enrique në rolin e qendërsulmuesit, kampioni evropian për klube foli për rilindjen e tij në një intervistë me “France Football”, duke u përqendruar në performancat e jashtëzakonshme të muajve të fundit dhe duke shpjeguar se si e ka ndihmuar të luajë në qendër të sulmit: "Kur mbërrini para portës, jeni pak më të kthjellët, sepse jeni pikërisht në qendër.

Dhe pastaj, sapo prek topin, kam një ose dy kundërshtarë për të anashkaluar përpara se të mund të gjuaj ose të bëj një asist. Në vend të kësaj, nëse luan jashtë në të djathtë, duhet të merresh me anësorin, mbrojtësin e majtë, mesfushorin që hyn, mbrojtësin qendror... Përfundimisht del përpara portës dhe gjuajtja shkon shumë lart!”.

I shpallur golashënuesi më i mirë i Ligue 1 këtë sezon, Dembele ka qenë gjithashtu lideri i padiskutueshëm i sulmit të PSG-së në Champions, duke shënuar tetë gola në rrugëtimin e ekipit të Luis Enrique drejt lavdisë. Përveç rolit të tij të ri si numri 9-të, 28-vjeçari rrëfeu një ritual të vogël para ndeshjes: "Që nga fillimi i vitit, gjithmonë kam dalë në fushë me idenë për të shënuar tre gola. Dhe nëse më pas shënoj një ose dy, kjo është në rregull gjithashtu”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga