Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

Nga Arabia në Francë, mbrojtësi kampion i “shkel syrin” gjigantit të Ligue 1

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Arabia në Francë, mbrojtësi kampion i “shkel
Aymeric Laporte

Aymeric Laporte me shumë mundësi do të mbyllë aventurën e tij me Al Nassr në Arabinë Saudite. Qendërmbrojtësi spanjoll po përgatit rikthim në Europë, por në një ekip surprizues.

Është Marseille, skuadra që kërkon shërbimet e Laporte. Francezët janë të gatshëm të paguajnë deri në 30 milionë euro për të siguruar shërbimet e kampionit të Europës me Spanjën.

Vetë futbollisti 30-vjeçar duket të jetë dakord me këtë transferim dhe tashmë pritet “drita jeshile” nga Al Nassr. Kujtojmë se Laporte ka kontratë të vlefshme me arabët deri në qershor të vitit 2026.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga