Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

Marseille me "fytyrë" të re, francezët njoftojnë ndryshimin e madh të klubit

Shkruar nga NEWSPORT
Marseille me "fytyrë" të re, francezët njoftojnë
Olympique Marseille

Olympique Marseille ka vendosur të vijë me një logo të re, e cila do të jetë e zbatueshme në profilet zyrtare të klubit francez e deri tek fanellat e reja që do të njoftohen në sezonin e ardhshëm.

Skuadra e cila militon në Ligue 1 dhe renditet momentalisht në vendin e katërt me 49 pikë në 28 javë i bashkohet kështu emrave të mëdhenj të futbollit elitar që kanë ndryshuar në vitet e fundit logon, duke u prezantuar me një dizanj më modern dhe që i afrohet më shumë identitetit të qytetit.  

Më herët, klubet si Juventus, Ajax, Barcelona, Manchester City, Chelsea, Roma, Arsenal, por dhe të tjerë zgjodhën që të vijnë përpara tifozëve me një "fytyrë" të re, duke i hapur kështu rrugë një tjetër kapitulli të rëndësishëm.

Kujtojmë se nga Marseille u largua pak kohë më parë dhe trajneri Roberto De Zerbi, i cili tashmë ndodhet në Angli ku firmosi një kontratë 5-vjeçare me Tottenham Spurs, duke zëvendësuar të larguarin Igor Tudor. 

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 433 (@433)

Poll

Lexo gjithashtu