Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

Shokohet PSG! Dëmtimi i yllit të ekipit më serioz se ç’pritej, mund të mungojë përballë Bayern Munich

Shkruar nga NEWSPORT
Shokohet PSG! Dëmtimi i yllit të ekipit më serioz se
Ousmane Dembele & Vitinha

Sikur të mos mjaftonte humbja 1-2 përballë Lyon, që “ndez” seriozisht garën e titullit në Francë, te PSG kanë një tjetër hall. Në atë ndeshje, mesfushori Vitinha nuk e mbylli dot pjesën e parë, duke u detyruar të linte fushën e lojës i dëmtuar.

Raportohet për një dëmtim në kyçin e këmbës të djathtë, pas një rënie të keqe kur kërceu në duelin me Endrick. Në minutën e 38-të mesfushori lider i PSG-së u zëvendësua, duke i lënë vendin lojtarit francez, Zaire-Emery.

Pas këtij dueli trajneri Luis Enrique tha se do të presë diagnozën mjekësore. Këtë të hënë erdhi dhe përgjigja, teksa “shkund” jo pak ekipin parisien.

“Vitinha vuan nga inflamacioni në thembrën e djathtë pas një goditjeje të marrë gjatë ndeshjes kundër Olimpik të Lionit dhe do të qëndrojë nën kujdes mjekësor për ditët e ardhshme. Ai do të rivlerësohet në fund të javës”, shkruhet në deklaratën e PSG-së.

Një mungesë e Vitinha-s në gjysmëfinalen e parë përballë Bayern Munich është mëse e mundshme. Kujtojmë që ekipi parisien do të presë në shtëpi bavarezët për aktin e parë gjysmëfinal, më datë 28 prill.

Poll

Lexo gjithashtu