
PSG-ja ka “kopsitur” tashmë planin për sezonin e ri. Kampionët e Ligue 1 duket se do t’i nënshtrohen një revolucioni të madh gjatë kësaj periudhe.
Kjo pasi sipas mediave franceze bëhet me dije se Luis Enrique ka bërë gati listën e futbollistëve që do t’i ketë pjesë të skuadrës në sezonin e ri. Ndërkohë mësohet se janë 7 lojtarë të cilët nuk janë pjesë e planeve për të ardhmen.
Spanjolli u ka bërë dalje dhe ndër futbollistët që pritet të largohen janë Marco Asensio, Randal Kolo Muani, Milan Skriniar, Carlos Soler, Nordi Mukiele, Ilyes Housni dhe Renato Sanches. Asnjëri prej tyre nuk ka bindur dhe për këtë klubi do të jetë i hapur për t’i shitur.
Padiskutim se me largimet e mundshme të tyre, Enrique kërkon edhe futbollistë më cilësorë për t’i zëvendësuar dhe për të plotësuar grupin e skuadrës për sezonin e ri.