
Lens - Lille
Ditën e sotme janë zhvilluar tre takime të vlefshme për javën e 5-të të Ligue 1. Nantes të cilët pritën sot në shtëpi skuadrën e Rennes, janë ndarë në paqe pasi sfida përfundoi në barazim 2-2.
Brest nga ana tjetër që priti në shtëpi Nicen, ka marrë një fitore të madhe. Vendasit arritën të triumfonin ndaj miqve me shifrat e thella 4-1 duke marrë tre pikë të vlefshme për rrugëtimin në kampionat.
Gjithashtu dhe Lens ka triumfuar në sfidën e mbrëmjes ndaj Lilles me rezultatin e thellë 3-0. Një faktor që tregon boshllëkun e lënë nga sulmuesit që Lille kishte për disa sezone si Zhegrova dhe David.
Poll