Marseille
Marseille ka fituar në shtëpi përballë Auxerre, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Ligue 1 franceze. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Stade Vélodrome”, përfundoi me shifrat 1-0.
Vendasit dominuan gjatë gjithë ndeshjes, por goli erdhi vetëm në minutën e 79-të të duelit. Ishte sulmuesi algjerian, Gouiri, i cili shënoi një gol mjaft të rëndësishëm.
Kështu, Marseille shkon në vendin e 3-të që do të thotë zonë e Champions League më e sigurtë, me 49 pikë, 3 më shumë se Lyon, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak.
Ndërkohë me 43 pikë, Rennes kërcënon nga zona e Europa League.
Poll
