Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

Lens nuk i shqitet PSG-së, mposht Metz dhe i afrohet kreut

Shkruar nga NEWSPORT
Lens nuk i shqitet PSG-së, mposht Metz dhe i afrohet kreut
Lens - Metz

Lens nuk ka ndërmend të heqë dorë nga titulli në Francë, pasi mposhti të dielën në shtëpi Metz me rezultatin 3-0, duel ky i vlefshëm për javën e 25-të.

Skuadra e drejtuar nga Pierre Sage nuk e pati aspak të vështirë këtë përballje, duke marrë tri pikë të tjera me rëndësi për garën në kampionat, falë golave të Abdulhamid, Thauvin dhe Haidarës.

Me vetëm një pikë diferencë nga kryesuesit e Paris Saint-Germain, "Les Lensois" kanë shumë arsye për të besuar tek thyerja e “mitit” Paris në vitet e fundit, kur kanë mbetur edhe nëntë javë deri në përfundim të sezonit. Në anën tjetër, parizienët duhet të bëjnë kujdes pasi çdo hap fals do t'u kushtonte shtrenjtë, pas humbjes së fundit me Monacon në shtëpi.

Të dyja këto skuadra do të përballen në muajin prill, moment kyç që mund të vendosë verdiktin final të kampionatit.

Poll

Lexo gjithashtu