
Ousman Dembele është padiksutim një nga favoritët kryesorë në këtë vit për të fituar “Topin e artë”. Një çmim individual mjaft i lakmueshëm dhe i shumëdëshiruar nga futbollistët, i cili e “ngre” në piedestal atë që e fiton.
Sulmuesi francez është një nga protagonistët më kryesorë me PSG-në, teksa ia doli të fitojë tripletën me parizienët. Fitoi titullin kampion, Kupën e Francës për të kulmuar gjithçka me triumfin në Champions League.
Ish-i i Barçës ka folur për mundësinë për të fituar “Topin e Artë”, ndërsa shpehet i lumtur që ndodhet në mesin e favoritëve.
“Të shihja Marquinhos dhe Kimpembe në lot… Pas vitesh lufte dhe sakrificash, t’i shihja ata duke ngritur Kupën ishte prekëse. Ato momente do të mbeten të gdhendura në kujtesën tonë përgjithmonë.
Atmosfera ishte e pabesueshme. Klubi dhe mbështetësit e tij e meritonin këtë gëzim pas gjithë përpjekjeve të viteve të fundit.
Të jesh ndër favoritët për Topin e Artë është tashmë një fitore e madhe. Por dua të bëj edhe më shumë”, ka përfunduar sulmuesi.