Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

Giroud flet pas firmës me Lille: Kontaktova me Eden Hazard dhe Pavard

Shkruar nga NEWSPORT
Giroud flet pas firmës me Lille: Kontaktova me Eden Hazard dhe Pavard
Olivier Giroud

Pas vetëm një viti në MLS me fanellën e Los Angeles, Olivier Giroud është rikthyer sërish në Europë. Sulmuesi francez ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me Lille në Ligue 1.

Giroud është i kënaqur për transferimin e tij tek ekipi i Zhegrovës. 38-vjeçari ka dhënë një intervistë së fundmi ku ka treguar se ka folur me shumë prej futbollistëve, të cilët i rekomanduan Lillen.

“Eden Hazard më foli shumë mirë për këtë klub kur po flisja me të në FaceTime. Kontaktova edhe me Debuchy, i cili është kumbari i djalit tim të madh. Gjithashtu fola edhe me Pavardin. Të gjithë e vlerësuan mjedisin e Lille, njerëzit, tifozët, qytetin”, u shpreh Giroud.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga