
Edon Zhegrova dhe Lucas Chevalier
Lucas Chevalier do të jetë futbollisti më i ri i Paris Saint-Germain. Portieri 23-vjeçar ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Lille, për të nisur një të re me kampionët e Evropës.
Kontrata e Chevalier me Lille përfundon në qershor të vitit 2027 dhe në këto kushte, PSG-së i duhet të “derdhë para”. Kështu, parisienët do të shpenzojnë jo pak, por 40 milionë euro për shërbimet e portierit.
Kujtojmë se ky i fundit ka një karrierë të kaluar të gjithën te Lille, ndërkohë që vetëm një sezon ka qenë i huazuar te Velenciennes. Në sezonin që lamë pas, ai ishte një lider pë ekipin e tij.
Poll