
Milan Skriniar nuk ka arritur të gjejë veten në Ligue 1 dhe aventura e tij në Paris nuk ka shkuar siç do të dëshironte. Mbrojtësi është jashtë planeve të skuadrës pariziene dhe tashmë largimi duket çështje kohësh.
Slloveni dëshiron rikthimin në Itali. Jo gjithçka mund të jetë e lehtë për të, pasi mbrojtësi ka pretendime financiare. Aktualisht lojtari merr 10 milionë euro në sezon dhe një shifër të tillë vështirë se ndonjë ekip nga Serie A mund ta marri përsipër.
Kujtojmë se Milan Skriniar ka kontratë të vlefshme me PSG-në deri në qershor të vitit 2028. Kjo bën që edhe PSG-ja të kërkojë të përfitojë nga largimi i tij. Orë të “nxehta” priten në vazhdim për të mësuar se si do të zgjidhet kjo çështje dhe ku do të mund të shikojmë ish-kapitenin e Interit.