
Roberto de Zerbi
Olympique Marseille do të luajë sezonin e ardhshëm në Champions League dhe ka vepruar në merkato. Facundo Medina, Angel Gomes dhe CJ Egan-Riley, janë transferimet e reja të francezëve në merkato.
Gjithashtu pritet rikthimi i Pierre-Emerick Aubameyang, për të cilin ka folur tekniku De Zerbi. “I kam shkruar një mesazh, po e pres. Aubameyang do të jetë një transferim i shkëlqyer për ne.
Tre transferimet e reja? Ata janë lojtarë të fortë dhe të përshtatshë për lojën tonë. Por ne ende kemi nevojë për përforcime. Drejtuesit po punojnë, por tregu i transferimeve është i ndërlikuar. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare”, u shpreh De Zerbi.
Poll