Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

ZYRTARE/ Pas 469 ndeshjesh me Atleticon, ylli i ekipit largohet nga Madridi

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Pas 469 ndeshjesh me Atleticon, ylli i ekipit largohet nga Madridi
Angel Correa

Angel Correa nuk është më pjesë e Atletico Madrid. Futbollisti argjentinas ka arritur një marrëveshje me skuadrën meksikane të Tigres UANL. Sulmuesi numëron me “kushërinjt” e Real Madrid 469 ndeshjesh në totalë, duke u bërë lojtari i dytë i huaj me më shumë prezenca në ekip.

Correa iu bashkua skuadrës së Diego Simones në janarin e vitit 2015 nga San Lorenzo. Ja mesazhi klubit të Ateltico Madrid: “Klubi ynë dhe Tigres UANL kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Angel Correa në klubin meksikan. Sulmuesi argjentinas përballet kështu me një sfidë të re në karrierën e tij dhe përfundon një seri prej dhjetë sezonesh e gjysmë me fanellën kuqezi.

Gjatë kësaj kohe, ai ka luajtur 469 ndeshje zyrtare për ekipin tonë, duke u bërë lojtari i gjashtë (dhe i huaji i dytë) me më shumë paraqitje në historinë e klubit. Atletico Madrid dëshiron të falënderojë Angel Correa për përkushtimin dhe angazhimin që ka treguar gjatë gjithë këtyre viteve në klubin tonë dhe i uron fat të mbarë në përpjekjet e tij të ardhshme personale dhe profesionale”.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga