
Thomas Partey
Thomas Partey është rikthyer në La Liga pas 5 sezonesh. Pas një aventurë të mirë me Arsenalin në Premier League, mesfushori ganez është rikthyer në Spanjë për të luajtur për Villarrealin.
Lajmin e ka zyrtarizuar vetë skuadra spanjolle nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të klubit. Thomas Partey ka firmosur një kontratë me Villarrealin deri në qershorin e vitit të ardhshëm.
“Nëndetsja e verdhë” firmosi me mesfushorin 32-vjeçar pasi i përfundoi kontrata me Arsenalin. Më parë në Spanjë, Thomas Partey ka luajtur me Atletico Madridin, Mallorca dhe Almeria.
Poll