
Joan Garcia
Espanyol ka dhënë njoftimin e rëndësishëm për portierin Joan Garcia. Gardiani 24-vjeçar nuk do të jetë më pjesë e tyre, por do të vazhdojë karrierën duke mbrojtur portën e Barcelonës.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Espanyoli përmes një postimi në rrjetet sociale. Barcelona vendosi të paguajë klauzolën e tij të lirimit prej 25 milionë eurosh, për ta veshur atë kuqeblu.
Pas 15 vitesh në kampin e Espanyolit, Joan Garcia vendosi të largohej për te rivali i përjetshëm. Ndërsa në kampin e Barcelonës mund të vijë tashmë edhe një largim i mundshëm i Ter Stegen.
View this post on Instagram
Poll