
Vedat Muriqi dhe Milot Rashica
Vedat Muriqi ka vendosur që të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit të Mallorca në LaLiga. Pavarësisht zërave për një largim të mundshëm, sulmuesi i Kosovës ka zgjatur bashkëpunimin me ekipin spanjoll.
Kontrata i përfundonte në vitin 2027, por Muriqi ka rinovuar edhe për dy vite të tjera shtesë, pra deri në vitin 2029. 31-vjeçari është i bindur për projektin e Mallorcas, duke vendosur që të qëndronte.
Kujtojmë se Muriqi është pjesë e Mallorca që prej vitit 2022. Klubi spanjoll e bleu nga Lazio për shumën e 8 milionë eurove, duke i besuar “çelësat” e repartit ofensiv të ekipit.
Poll