Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

ZYRTARE/ Barcelona bën lëvizjen e papritur, rinovon me “plakushin” e ekipit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Barcelona bën lëvizjen e papritur, rinovon me
Barcelona

Skuadra e Barcelonës nuk ka dashur të humb kohë. Në një situatë ku bordi po planifikon me kujdes objektivat për tregun e transferimeve, Barça ka njoftuar se ka arritur marrëveshjen me portierin Wojciech Szczesny për rinovimin e kontratës deri ne verën e vitit 2027.

Szczesny, 35 vjeç, iu bashkua Barçës në tetor të vitit të kaluar, duke mbërritur si një transferim emergjent pas dëmtimit të rëndë të pësuar nga Marc-Andre ter Stegen. Duket se gardiani polak ka fituar besimin e trajnerin Hansi Flick dhe do të vazhdojë të jetë në katërkëndëshin e katalanasve.

Ky rinovim është edhe një sinjal për portjerin tjetër Marc-Andre ter Stegen, të cilit me shumë gjasa i ka përfunduar aventura te kampionët e La Liga-s.    

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga