Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Zgjedhjet në Barcelonë/ Beteja e dytë Laporta-Font, Ciria nuk ia del

Shkruar nga NEWSPORT
Zgjedhjet në Barcelonë/ Beteja e dytë Laporta-Font, Ciria nuk ia
Joan Laporta - Marc Ciria

Kur kanë mbetur edhe 10 ditë nga zgjedhjet për presidentin e ardhshëm të Barcelonës, klubi katalunas ka zyrtarizuar tashmë dhe kandidatët të cilët do të garojnë përballë njëri tjetrit për një mandat katërvjeçar.

Joan Laporta dhe Victor Font janë dy emrat që kanë marrë nënshkrimet e vlefshme nga “shoqëria”, ndërsa Marc Ciria është i eleminuari i radhës.
Në sondazhet e kryera së fundmi, ku kanë dhënë dhe mendimet e tyre tifozët katalunas, shihet qartë besimi që i jepet për një tjetër mandat Laportës, duke e cilësuar si emrin e duhur për të vazhduar me projektin e ringritjes së Barcelonës.

Kjo është dhe hera e dytë që Laporta dhe Font luftojnë për tu bërë president i klubit, në zgjedhjet e vitit 2022 të fituara nga Laporta me një diferencë shumë të madhe nga kundërshtari i tij.

Këto zgjedhje vijnë në një pikë të rëndësishme për skuadrën, e cila pas eleminimit në gjysmëfinale në Kupën e Mbretit, është ende në garë për kampionatin të cilin e kryeson me katër pikë diferencë nga ndjekësi më i afërt, Real Madrit dhe Champions League, ku do të luajë në fazën e 1/18 me Newcastle.

Firmat e deklaruara për kandidatët
Joan Laporta – 8170 firma, 7226 të vlefshme
Victor Font - 5,144 firma, 4,440 të vlefshme
Marc Ciria - 2,845 firma, 2,247 të vlefshme

Poll

Lexo gjithashtu