Sulmuesi i Real Madrid Vinicius, nuk po përjeton sezon aspak të lehtë te “Galaktikët”. Përveç formës së luhatshme, braziliani është gjykuar në masë, madje edhe nga vetë tifozët madrilenë për sjelljet e tij provokative dhe aspak profesionale.
Ish-sulmuesi i Realit Eden Hazard, ka dhënë deklaratë “bombastike” mbi fatet e Viniciusit në futboll, madje duke bërë parashikim të çuditshëm: “Vinicius është thjesht dikush që e do futbollin dhe dëshiron të argëtohet.
Tani ka më shumë diskutime për atë që bën ose vuan ai sesa për atë që kontribuon në fushë. Ai e di që asgjë nuk ndryshon për sa i përket sanksioneve. Nuk do të habitesha nëse, në moshën 30 vjeç, sulmuesi vendos të largohet ose të lërë futbollin”.
