Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Vinicius "një lider" për Real Madridin, sulmuesit "i shkruan" ish-fituesi i Topit të Artë pas fitores ndaj Espanyol

Shkruar nga NEWSPORT
Vinicius "një lider" për Real Madridin, sulmuesit "i
Foto ilustrim: Topi i Artë dhe Vinicius Junior

Vinicius Junior ishte lojtari i ndeshjes për Real Madridin, pasi këta të fundit mposhtën në transfertë Espanyolin në shifrat 2-0.

Sulmuesi shënoi dy gola për pjesë për “Mbretërorët” duke i sjellë tri pikë të vyera për ecurinë në kampionat. Ky sukses mjaftoi që rivali i tyre i përjetshëm të shtyjë edhe për pak kohë festën si kampionë të La Liga-s për këtë edicion, ndërsa pritet përballja direkte mes tyre në atë çfarë dashamirësit e futbollit e quajnë, El Classico.

Vinicius "një lider" për Real Madridin, sulmuesit "i
Karim Benzema dhe Vinicius në kohët kur luanin bashkë te Reali

Pas sfidës, Vinicius bëri një postim në rrjete sociale, referuar fitores ku ai pati ndikimin vendimtar për madrilenët dhe ajo çfarë vihet re janë komentet e shumta të ardhura në adresën e tij, ku mes tyre është dhe ish-sulmuesi dhe fituesi i Topit të Artë, Karim Benzema.

“1-shi”, shkruan francezi për ish-shokun e tij të skuadrës që saktëson potencialin e dukshëm dhe rëndësinë e tij për një klub si Reali. Po ashtu, nuk mungojnë as vlerësimet nga Jude Bellingham, Endrick, Fran Garcia si dhe Lucas Vasquez. 

Vinicius "një lider" për Real Madridin, sulmuesit "i
 
Vinicius "një lider" për Real Madridin, sulmuesit "i
 

 

Poll

Lexo gjithashtu