Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

VIDEO/ Yamal dhe portieri Garcia “nderojnë” Barcelonën në Bilbao, katalanasit +4 nga Real Madrid

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Yamal dhe portieri Garcia “nderojnë” Barcelonën
Athletic Bilbao - Barcelona

Ekipi i Barcelonës e ka kaluar me sukses “testin” në Bilbao kundër Athletic, aty ku vendosi goli i superyllit Lamine Yamal në minutën e 68-të.

Edhe pse Bilbao ishte ndjeshëm më kërkues në gjetjen e golit, portieri i Barçës Joan Garcia, rezultoi i pakalueshëm për sulmuesit vendas.

Me këtë fitore, diferenca mes Barcelonës dhe Realit rikthehet prej 4 pikësh, sikurse qetësi në krye të kampionatit për ekipin e Hansi Flick.

“Sinjali” pozitiv te blaugranët është ruajtja e portës së paprekur në dy ndeshjet e fundit brenda një jave, fillimisht ndaj Atletico Madrid në Kupë dhe sonte në “San Sames” karshi Bilbaos, tregues se mbrojtja dhe portieri Garcia po “reflekton”, krahas probematikës para disa javësh.

 

Poll

Lexo gjithashtu