
Julian Alvarez
“Betejë” ka rezultuar ndeshja midis Atletico Madrid – Rayo Vallecano, e mbyllur 3 – 2. Protagonist absolut ishte Julian Alvarez, autorë i trigolëshit.
Mbrojtësi i Kombëtares Ivan Balliu ishte në fushë për 90’, por jo në mbrëmjen e tij më të mirë. Në takimin tjetër, Real Sociedad mposhti minimalisht Mallorca-n e Vedat Muriqit, teksa goli i takojë Oyarzabal.
Edhe pse janë zhvilluar vetëm 6 javë në La Liga, Atletico ka një hendek me Real Madrid kryesues prej 9 pikësh.
Poll