Kanë përfunduar edhe 4 sfidat e javës së 17-të të LaLiga, të cila kanë dhuruar bollëk golash. Duel mjaft i bukur ai mes Gironës e cila priti në “shtëpi”, Atletico Madrid dhe u mbyll me rezulatin 0-3.
Pjesa e parë e ndeshjes u "pushtua’’ plotësisht nga Atletico, pasi iu deshën vetëm 13 minuta lojë që të shënonte golin e tij të parë falë Koke, ndërsa akoma më shumë e thelloi avancën dhe goli i dytë i cili u dhurua nga Conor Gallagher, në minutën e 38-të.
Ndërsa Girona nga ana tjetër edhe falë shumë zëvëndësimeve të bëra në pjesën e dytë të ndeshjes, nuk ia doli të shënonte. Madje Atletico Madrid, e mbyll në mënyrë perfekte duelin, me golin e Antoine Griezmann, në minutat shtesë të fundit të pjesës së dytë të ndeshjes.
Po aq e “egër” në fushë ishte dhe Barcelona e cila luajti në transfertë me Villarreal, gjë e cila faktori fushë as nuk e ‘’trembi’’ dot. Sfida mes tyre u mbyll me rezultatin 0-2.
"Vrullshëm’’ siç vetë katalanasit dinë të luajnë, kjo pasi në minutën e 12-të, ata shënojnë falë një penalltie të saktë të brazilianit ,Raphinha.
Edhe pjesa e dytë ruajti shumë dinamikë në vete, kjo pasi Yamal shënoi një tjetër gol në minutën e 66-të duke e çuar Barcelonën në një rezultat perfekt për të mbyllur, një duel si ky ku kundërshtari i saj nuk e përktheu dot paraqitjen e saj, në gola.
Një tjetër fitore e cila i bën "nder’’ dhe renditjes së saj, duke thelluar kryesimin me 46 pikë, ndërsa Real Madrid, ka 42 të tilla. Sa i takon dueleve të tjera ato u mbyllën me rezulatet si më poshtë: Elche – Rayo Vallecano 4-0.
