Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

VIDEO/ Sevilla i falet 37-vjeçarit Alexis Sanchez, sulmuesi kilian mban gjallë shpresat e mbijetesës në LaLiga

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Sevilla i falet 37-vjeçarit Alexis Sanchez, sulmuesi kilian mban
Sevilla

Sevilla ka fituar në shtëpi përballë Real Sociedad, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t të LaLiga spanjolle. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan”, përfundoi me shifrat 1-0.

Alexis Sanchez ishte autori i golit të vetëm në këtë ndeshje. Sulmuesi me origjinë nga Kili e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 50-të të sfidës, i cili rezultoi vendimtar për andaluzianët.

Goli i Sanchez (Sevilla 1-0 Sociedad)

Kështu, Sevilla ngjitet në vendin e 17-të me 37 pikë, 1 më shumë se Alaves i vendit të 18-të, që do të thotë rënie në LaLiga 2. Në krahun tjetër me 43 pikë, Sociedad mbetet i 9-ti, por ka siguruar pjesëmarrjen në Europa League falë triumfit në “Copa del Rey”.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu