
Real Madrid ka marrë fitoren e radhës në La Liga. Në javën e 6-të, “Galaktikët” mposhtën pa probleme Levante, 4 – 1. Në pjesën e parë shënuan Vinicius (28’) dhe Mastantuono (38’). Në fraksionin e dytë të lojës ishte radha e “Mbappe show”.
Fillimisht, ai shënoi nga penalltia (64’) dhe realizoi të dytin personal 2 minuta më vonë. Reali ka pikët e plota pas 6 javësh, 18 të tilla, ndërsa Mbappe kryeson si golashënues me 7 finalizime.
Athletic Bilbao barazoi me Girona (1 – 1), sikurs Espanyol – Valencia (2 – 2). Villareali mori fitore të rëndësishme kundër Sevilla (2 – 1). Ndeshja e radhës për “maestro” Xabi Alonso do të jetë derbi ndaj Atletico Madrid, aty ku do rezultojë edhe “prova” e parë për titullin.
Levante - Real Madrid 1 - 4/Goli i Mbappe