Real Madrid është kthyer te fitorja pasi ka mposhtur në shtëpi Deportivo Alaves me rezultatin 2-1, në sfidën e vlefshme për javën e 32-të të La Liga-s.
Supergolat e shënuar nga Mbappe dhe Vinicius për pjesë ia bënë më të lehtë fitoren madrilenëve, edhe pse në fund të takimit pati vend dhe për një gol të Martinez që shërbeu për ngushëllimin e miqve.
Me këtë triumf, Reali ngushton distancën me Barcelonën kryesuese në 6 pikë, në pritje të ndeshjes që katalanasit do ta luajnë përballë Celta Vigos të mërkurën në mbrëmje.
Real Madrid 2-1 Deportivo Alaves (Mbappe 30', Vinicius 50'/ Martinez 90'+3)
Goli i Mbappe (Real Madrid 1-0 Deportivo Alaves)
Goli i Vinicius (Real Madrid 2-0 Alaves)
Goli i Martinez (Real Madrid 2-1 Alaves)
