Real Madrid është rikthyer dhe fitorja me përmbysje kundër Atletico-s në derbi me shifrat 3 – 2 flet qartë. Pjesa e parë u mbyll me golin e Lookman, duke i dhënë epërsinë “El Colchoneros” në mitikun “Santiago Bernabeu”.
Por me fillimin e pjesës së dytë, u duk se Reali “fiku” Atletico-n, duke shënuar 2 herë brenda 3 minuatsh, pëmbysja e madhe. Fillimisht shënoi Vinicius në minutën e 52-të nga penalltia dhe Valverde në të 55-të në aksion e sipër.
“Goli i Ndeshjes” mbajti “firmën” e Molinës, 66’. Pavarësisht se Atletico u mundua të bëjë rezistencë, Vinicius nuk kishte të ndalur, golin e fitores në minutën e 72-të.
Kartoni i kuq nga Valverde (77’) s’ndikoi në “fatet” e lojës. Diferenca mes Barcelonës dhe Real Madrid mbetet në kuotën e 4 pikëve pas 29 javësh.
33' Lookman
52' Vinicius
55' Valverde
66' Molina
72' Vinicius
77' Karton i kuq i Valverdes
