
Eder Militao & Kylian Mbappe
Real Madrid ka triumfuar në shtëpi përballë Espanyol, në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të LaLiga. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Santiago Bernabeu”, përfundoi 2-0 në favor të vendasve.
Golin e parë për madrilenët e shënoi Eder Militao në minutën e 22-të. Ndërkohë që në minutën e 47-të, Kylian Mbappe mbyllin llogaritë duke realizuar një supergol nga jashtë zone.
Me këtë fitore, Real Madrid shkon në kuotën e 15 pikëve, duke “blinduar” vendin e parë. Ndërkohë që Espanyol me 10 pikë, mban vendin e 3-të në tabelën e renditjes së LaLiga.
Goli i Kylian Mbappe
Poll