Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

VIDEO/ “Lumë” golash nga Lamine Yamal! Barcelona luan “poker” ndaj Villarreal dhe shkëputet në krye

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Lumë” golash nga Lamine Yamal! Barcelona luan
Lamine Yamal

Barcelona ka triumfuar në shtëpi përballë Villarreal, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të LaLiga. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Camp Nou”, përfundoi me shifrat 4-1.

Protagonist absolut në këtë duel ishte sulmuesi i talentuar spanjoll, Lamine Yamal, i cili shënoi 3 gola për katalanasit, ndërsa rrjetën e tundi edhe Lewandowski. Në krahun tjetër, golin e vetëm për Villarreal e shënoi Gueye, por rezultoi vetëm statistikor.

Një nga golat e Lamine Yamal

Kështu, Barcelona mbetet në krye ta klasifikimit me 64 pikë, 4 më shumë se Real Madrid, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak. Në krahun tjetër, me 51 pikë, Villarreal mbetet në vendin e 3-të.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu