Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

VIDEO/ Karton i kuq, përmbysje dhe spektakël me 5 gola! Elche mposht Atletico Madrid-in dhe i largohet zonës së rënies

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Karton i kuq, përmbysje dhe spektakël me 5 gola! Elche mposht
Elche - Atletico

Elche ka fituar në shtëpi përballë Atletico Madrid, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të LaLiga-s spanjolle. Sfida e zhvilluar në “Estadio Manuel Martínez Valero”, përfundoi me shifrat 3-2.

Për vendasit shënoi dy herë Andre Silva, teksa rrugën e rrjetës e gjeti edhe Affengruber. Në krahun tjetër, dygolëshi i Nico Gonzalez nuk mjaftoi për madrilenët. Këta të fundit luajtën me 10 lojtarë prej minutës së 30-të, pasi Almada u ndëshkua me karton të kuq.

Kështu, Atletico mbetet në vendin e katërt me 57 pikë, duke mos vënë në rrezik zonën Champions. Në krahun tjetër me 35 pikë, Elche ngjitet në vendin e 15-të, duke iu larguar disa zonës së ftohtë.

GOLAT:

Goli i Gonzalez (Elche 0-1 Atletico)

Goli i Affengruber (Elche 1-1 Atletico)

Goli i Silva (Elche 2-1 Atletico)

Goli i Gonzalez (Elche 2-2 Atletico)

Goli i Silva (Elche 3-2 Atletico)

 

Poll

Lexo gjithashtu