Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

VIDEO/ Kapiteni i jep fitoren Barcelonës përballë mbrojtësit të Shqipërisë, katalanasit i “lënë targën” Real Madridit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kapiteni i jep fitoren Barcelonës përballë mbrojtësit
Ronald Araujo & Fermin Lopez duke festuar pas golit

Barcelona ka fituar në shtëpi përballë Rayo Vallecano, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të LaLiga. Sfida e zhvilluar në “Spotify Camp Nou”, u mbyll 1-0.

Golin e vetëm për katalanasit dhe të vetmin e ndeshjes, e shënoi qendërmbrojtësi uruguajan, Ronald Araujo. Kapiteni i Barcelonës, e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 24-të.

Kështu, “djemtë” e Hansi Flick shkojnë në kuotën e 73 pikëve në krye, me 7 më shumë se Real Madrid i vendit të dytë. Por, “Los Blancos” kanë një ndeshje më pak, të cilën do ta luajnë sonte përballë Atletico Madrid.

Në krahun tjetër, Rayo Vallecano merr një humbje që dhemb, duke mbetur në vendin e 14-t me 32 pikë. Ekipi i shqiptarit Ivan Balliu është vetëm 4 pikë larg zonës së ftohtë, ndërsa për mbrojtësin kuqezi sot s’pati asnjë minutë.

Goli i Ronald Araujo

Poll

Lexo gjithashtu