Real Madrid lëshon të tjera pikë në garën për titullin kampion, pasi është ndalur në barazimin 1-1 përballë Real Betis në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të La Ligas.
Goli i Vinicius në minutën e 17-të u duk se do t'i sillte tri pikët e radhës "Galaktikëve", por goditja e papritur erdhi në minutat e fundit të sfidës, kur ish-i i Barcelonës, mbrojtësi Hector Bellerin shfrytëzoi një korridor të hapur për të ndëshkuar portierin Lulin.
Një pikë për madrilenët të cilët shohin që distanca me Barcelonën kryesuese mund të shkojë në 12 pikë, nëse këta të fundit fitojnë në transfertë përballë Getafes. Në anën tjetër, për Betisin kjo pikë vlen shumë për objektivat e skuadrës për të siguruar Europa Leaguen.
Real Betis 1-1 Real Madrid (Bellerin 90'+4/ Vinicius 17')
Goli i Vinicius (Real Betis 0-1 Real Madrid)
Goli i Bellerin (Real Betis 1-1 Real Madrid)
