Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

VIDEO/ Fitorja me përmbysje jep “copëza” shprese, Real Madrid nis lutjet për Espanyol

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Fitorja me përmbysje jep “copëza” shprese, Real
Real Madrid - Mallorca

Real Madrid ka triufmuar në shtëpi përballë Mallorcas në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të LaLiga. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Santiago Bernabeu”, përfundoi me shifrat 2-1.

Në fillim ishte Mallorca që kaloi në avantazh që në minutën e 11-të. Golin e shënoi Valjent, duke “shtangur” madrilenët. Megjithatë, për këta të fundit barazimin e riktheu Kylian Mbappe, i cili “tundi rrjetën” në të 68-tën.

Ndërkohë që për golin e fitores së madrilenëve, mendoi talenti Jacob Ramon. Ky i fundit gjeti golin në minutën e 95-të.

Por kjo fitore përsëri favorizon më shumë Barcelonën se Realin. Tashmë “Los Blancos” mbeten 4 pikë larg katalanasve, me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak. Në rast se Barcelona fiton nesër përballë Espanyol, do të shpallej kampione.

Goli i Kylian Mbappe

Goli i Jacob

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga