Barcelona nuk ka ndërmend të ndalë hapin as përballë Osasunës. Në ndeshjen e luajtur në këtë transfertë të vështirë, në kuadër të javës së 34-të të La Liga-s, katalanasve u kanë mjaftuar vetëm 5 minuta për të mbyllur llogaritë e sfidës, edhe pse është dashur të presin gjatë për golin e avantazhit.
Lewandowski theu "heshtjen" në "Estadio El Sadar" në minutën e 81-të, përpara se Ferran Torres të dyfishojë shifrat në të 86-tën. Goli i Garcias në minutën e 88-të shërbeu më shumë si ngushëllim për vendasit të cilët largohen pa pikë nga shtëpia e tyre.
Me këtë sukses, "djemtë" e Hansi Flick e çojnë diferencën me Realin ndjekës në 14 pikë (88 pikë në klasifikim), me këta të fundit që luajnë në transfertë të dielën përballë Espanyol. Në anën tjetër, Osasuna mbetet e 10-ta në renditje në kuotën e 42 pikëve.
Osasuna 1-2 Barcelona (Garcia 89'/ Lewandowski 81', Torres 86')
Goli i Lewandowski (Osasuna 0-1 Barcelona)
Goli i Ferran Torres (Osasuna 0-2 Barcelona)
Goli i Garcia (Osasuna 1-2 Barcelona)
