Barcelona ka triumufar në transfertë përballë Getafes në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të LaLiga. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Coliseum”, përfundoi me shifrat 0-2.
Golin e parë për katalanasit e shënoi Fermin Lopez në minutën e 45-të. Ndërkohë që për të vulosur gjithçka dhe mbyllur historinë e këtij dueli, mendoi Marcus Rashford në të 74-tën.
Kështu, Barcelona shkon në kuotën e 85 pikëve, 11 më shumë se Real Madrid i vendit të dytë, teksa kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi, me katalanasit që i afrohen titullit kampion.
Në krahun tjetër me 44 pikë, skuadra e Getafes mbetet momentalisht në vendin e 6-të, çka do të thotë pjesëmarrje në Conference League.
GOLAT:
Goli i Fermin (Getafe 0-1 Barcelona)
Goli i Rashford (Getafe 0-2 Barcelona)
