Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

VIDEO/ 2 gola si zëvendësues, i “padëshiruari” i Juventusit i jep fitoren Atletico Madrid kundër Realit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 2 gola si zëvendësues, i “padëshiruari” i
Nico Gonzales

Atletico Madrid ka marrë fitore të “çmendur” 3 – 2 kundër Real Sociedad. “Heroi” i ndeshjes te madrilenët rezultoi sulmuesi i krahut Nico Gonzales. 27-vjeçari argjentinas u fut në lojë si zëvendësues në minutën e 54-të, e ku shifrat ishin 1 – 1.

Dopieta e Gonzales në minutat 67’ dhe 81’, i dha fitoren “El Colchoneros”, teksa renditen të 3-të pas 27 javësh në La Liga.

Nico Gonzales është i huazuar te Atletico nga Juventusi, ndërsa te “Zonja e Vjetër” u konsiderua i “padëshiruar”.  

 

Poll

Lexo gjithashtu