Mallorca barazoi 1-1 përballë Valencias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të La Liga-s. Në këtë përballje, Vedat Muriqi luajti përgjatë 90 minutave, por pa ia dalë të linte gjurmë, me skuadrat që ndanë respektivisht nga një pikë në garën për mbijetesën.
Pak përpara nisjes së duelit, një gjest shumë i dashur nga tifozët vendas rrëmbeu të gjithë vëmendjen e të pranishmëve, e veçanërisht të sulmuesit të Përfaqësueses së Kosovës, i cili u surprizua nga banderola gjigante ku në fokus ishte pikërisht ai dhe shënimi anash lojtarit Isla Pirata që do të thotë “Ishulli i Piratit”.
Rekordi i arritur në sfidën e fituar 2-1 përballë Real Madridit, duke barazuar legjendarin e klubit, Samuel Eto, ka bërë që Muriqi të shndërrohet në idhull dhe fituar zemrat e të gjithëve në Mallorca.
Edhe pse zërat për një largim sa vijnë e shtohen në fund të këtij sezoni, 34-vjeçari ndjen se cikli i tij ka përfunduar dhe se gjurmët e lëna për 4 sezone do të mbahen mend në mendjet dhe zemrat e drejtuesve dhe tifozëve.
