Vedat Muriqi vazhdon të shkruajë historinë te skuadra e Mallorcas. Sulmuesi shqiptar arriti mbrëmë në kuotën e 50 golave të shënuar në La Liga me fanellën e Mallorcas, duke u bërë njëri prej golashënuesve më të rëndësishëm në historinë e këtij klubi.
31-vjeçari është një lider dhe si i tillë emrin e tij e ka shkruar me germa të arta te skuadra spanjolle. Me golin e shënuar mbrëmjen e djeshme në humbjen 1-2 ndaj Real Betisi, shkoi në kuotën e 50 golave. Pavarësisht humbjes, këtë përballje do ta mbajë mend gjatë, pasi këtë numër e ka arritur në 130 ndeshje të luajtura me Mallorcan.
Siç dihet ish-sulmuesi i Teutës u bë pjesë e spanjollëve në verën e vitit 2022, ndërsa ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2029.
