Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

U ndëshkua me karton të kuq ndaj Gironas, Flick për gjestit të shëmtuar: Barcelona më ka ndryshuar

Shkruar nga NEWSPORT
U ndëshkua me karton të kuq ndaj Gironas, Flick për gjestit
Hansi Flick

Barcelona arriti një fitore tej mase të vështirë në javën e 9-të të kampionatit spanjoll. Ekipi i Hansi Flick mundi me rezultatin 2-1 Gironën, ku protagonist u bë qendërmbrojtësi i tyre Ronald Araujo. Uruguajani shënoi në minutën e 93 duke e mbajtur Barçën vetëm 2 pikë larg vendit të parë, që mbahet nga Real Madrid.

Menjëherë pas golit të shënuar, i gjithë stoli i Barcelonës shpërtheu në festë. Por duket se Flick e përjetoi më shumë seç duhej këtë festë ku në emocion e sipër bëri një gjest të pahijshëm dhe menjëherë u dënua nga La Liga, duke u pezulluar nga stoli katalanas në ndeshjen më të rëndësishme, atë ndaj skuadrës së Real Madrid.

Vetë gjermani në një intervistë të dhënë, ka treguar sesi ky klub e ka ndryshuar atë në mënyrën sesi i shpreh emocionet.

“Ky klub mund të më ketë ndryshuar plotësisht. Sinqerisht, e dua këtë vend, e dua qytetin dhe njerëzit këtu. Është e pabesueshme. Jap gjithçka për këtë klub dhe jetoj për Barcelonën. Nuk jam nervoz. Mbaj mend kur isha trajner i Bayernit dhe luanim kundër Barcelonës, ata tregonin imazhe kur shënonim, dhe fytyra ime ishte e njëjtë pas të gjithë golave. Thanë se unë nuk buzëqesh kurrë. Këto ditë, unë tregoj më shumë emocione”, shprehet tekniku 60-vjeçar.

Barcelona e ka apeluar vendimin e La Liga për pezullimin e Hansi Flick dhe tani mbetet për tu parë se kush do ta drejtojë skuadrën spanjolle në derbin që do të ketë me rivalët e saj të përjetshëm.

Poll

Lexo gjithashtu